75 Mall Live Search
07:38 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / MSH

Çmimet e pronave banesore/ ASK-ja prezanton sot të dhënat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për media me rastin e publikimit të të dhënave për Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore (IÇPB) në Republikën e Kosovës. Ky indeks publikohet për herë të parë në Kosovë pas kërkesave të shumta nga përdoruesit e statistikave zyrtare.

“Ky publikim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e statistikave ekonomike dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare për analizën e tregut të patundshmërive”, njofton ASK-ja.

Në këtë konferencë do të flasin Avni Kastrati, drejtor ekzekutiv i ASK-së, Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Ahmet Ismaili, guvernatori i BQK-së, Avni Ahmeti, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës.