75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / F.R

Grabitje e armatosur në Malishevë, vidhen 800 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë, të mërkurën është raportuar një grabitje.

Sipas njoftimit të policisë, se dy persona të maskuar nën dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 € para të gatshme dhe DVR-në e kamerave viktimës.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“GRABITJE

Malishevë / 03.12.2025 – 02:40. Është raportuar se dy persona të maskuar nën dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 € para të gatshme dhe DVR-në e kamerave viktimës mashkull kosovar, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/