Arrestohet gruaja nga Prishtina, kërcënoi një burrë
Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi që kërcënoi një burrë. E dyshuara po ashtu i ka dëmtuar dhe veturën viktimës. Pas intervistimit të paleve, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“ Prishtinë / 03.12.2025 – 03:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar. E dyshuara po ashtu dyshohet se ka dëmtuar disa shishe qelqi si edhe veturën e viktimës. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

