75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / MSH

Pejë: Dërgohet në paraburgim një shtetas i huaj, dyshohet se kultivoi dhe shiti lëndë narkotike

Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurit E.M., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Blerja, posedimi dhe shpërndarja e paautorizuar të narkotikëve”.

“Gjykata vlerëson se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm, pasi ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lirohet, mund të ikë apo të arratiset, duke pasur parasysh faktin se E.M. nuk është shtetas i Republikës së Kosovës” deklaron gjykata.

Paraburgimi llogaritet nga data 2 dhjetori deri më 1 janar.

“Palët kanë të drejt ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë” thuhet tutje në njoftim.