75 Mall Live Search
10:03 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / AR

Babai i Meghan Markle pëson goditje të rëndë në tru, humbet aftësinë për të folur

Thomas Markle, babai i Meghan Markle, u shtrua me urgjencë në spital pasi pësoi një goditje të rëndë në tru që ia privoi përkohësisht aftësinë për të folur.

77-vjeçari ndodhet aktualisht në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Chula Vista, Kaliforni, transmeton Indeksonline.

Incidenti i pafat ndodhi pak para udhëtimit të tij të planifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai kishte ndërmend të merrte pjesë në festimet e Jubileut të Platinit të Mbretëreshës Elizabeth II, raporton The Sun.

Sipas informacioneve, Markle ishte në një gjendje shoku dhe nuk mund të fliste dhe iu desh t’i shkruante simptomat e tij në letër për t’ua përcjellë paramedikëve.

Lajmi u konfirmua nga miku i tij Karl Larsen, me të cilin ai drejton një kanal në YouTube. “Tom po përgatitej të udhëtonte për në Londër për të festuar jubileun e tij, por të hënën në mbrëmje ai pësoi një goditje në tru”, tha Larsen.

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ende nuk ka komentuar për shëndetin e babait të saj dhe marrëdhënia e tyre është shoqëruar me tensione publike për vite me radhë./Indeksonline/