75 Mall Live Search
11:53 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / KV

Ekstradohet nga Hungaria i dënuari me rreth 4 vite burg

Sot është realizuar me sukses ekstradimi nga Hungaria në Kosovë i të dënuarit S.T., 49 vjeç, nga fshati Gjonaj, Komuna e Prizrenit, me qëndrim të përkohshëm në Hungari, transmeton portali IndeksOnline.

Ekstradimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”, KPK 272/1 “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, KPK 366/1 “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dënuari është gjykuar me një total prej 3 vite e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4,000 €, por i kishte shmangur vuajtjes së dënimit.

I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente Hungareze, ku është pranuar nga zyrtarët kompetent dhe më pas nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren është dërguar në Qendrën e Paraburgimit.

Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike./IndeksOnline/