75 Mall Live Search
12:20 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / G T

“Stili i futbollit në Belgjikë më përshtatet…!”, Arbnor Muja tregon pse shkoi te Sint-Truiden

Arbnor Muja në merkaton e verës vendosi të rikthehet në Belgjikë, aty ku disa sezone më parë ishte një nga futbollistët që la “gjurmë” në Jupiler Pro League. 27-vjeçari tashmë si pjesë e Sint-Truiden po merr minutat e munguara te Samsunspor.

Në lidhje me kalimin e tij në Belgjikë, Muja në një intervistë për “Telegrafin” ka theksuar se ishte një vendim i duhur. gjithashtu ka deklaruar se e njeh shumë mirë stilin e lojës dhe ka respektin e çdo kujt.

“U riktheva në Belgjikë për shkak të stilit të futbollit, i cili më përshtatet dhe do të ndihmojë të rigjej veten. Vendimi ishte i lehtë edhe sepse ndjeva që ishte momenti i duhur për një hap të tillë. Belgjika është një ambient ku ndihem i vlerësuar, e njoh mirë stilin e lojës dhe kam bindjen që këtu mund të tregoj potencialin tim maksimal”, ka theksuar futbollisti i Kombëtares.

Anësori në këtë sezon me skuadrën e Sint-Truiden ka mundur të luajë në 9 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 2 gola në kampionat. Kujtojmë se Muja është i huazuar deri në fund të këtij sezoni te skuadra belge, teksa në merkaton e ardhshme të verës do të rikthehet sërish te Samsunspor, ekip që ka në pronësi edhe kartonin e shqiptarit.