75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / MSH

Në përvjetorin e rënies së Mervete Maksutajt, motra e saj zyrtarizohet si kandidate për deputete

4 dhjetori i vitit 1998 ishte i kobshëm për familjen Maksutaj nga Peja, kur vajza e tyre, Mervetja, ra heroikisht teksa po tentonte të shpëtonte bashkëluftëtarin e UÇK-së nga duart e okupatorit serb.

27 vjet më vonë, në oborrin e Spitalit të Pejës, aty ku ra Mervetja, motra e saj, Hidajete Maksutaj, zyrtarizoi kandidimin për deputete nga radhët e AAK-së, shkruan IndeksOnline.

Duke qëndruar me krenari pranë shtatores së motrës, Hidajetja synon të vazhdojë trashëgiminë e familjes së saj: sakrifica për vendin.

Zyrtarizimin e saj e bëri Gani Dreshaj i AAK-së.

“Mervete Maksutaj sot 27 vite më parë ra në Spitalin e Pejës në aksionin për të nxjerrë nga duart e okupatorit bashkëluftëtarin e UÇK-së.

Ajo ishte heroinë dhe e tillë do mbetet përjetë.

Kam nderin që mes dhembjes e krenarisë të prezantoj Hidajeten, motrën e Mervetes si kandidate për deputete nga AAK në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lavdi dhe nder përgjithmonë familjes Maksutaj” shkroi ai./IndeksOnline/