75 Mall Live Search
13:08 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / S Z

Muharremi: Ky është problemi kryesor me të cilin ballafaqohen kosovarët, nuk po ankohen së kanë shume pare

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar të dhënat e raportit të IRI-it, ku tregohet se kostoja e lartë e jetesës është problem kryesor i kosovarëve.

Ai ka ironizuar duke thënë se për kosovarët nuk është problem Serbia e as nuk ankohen se kanë shumë para.

“Disa zyrtar në largim të shtetit e Ministra po thonë se “kosovarët kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot” dhe se “në banka ka 2 miliardë euro më shumë depozita”. Po, nëse njerëzit kanë më shumë para, pse pothuajse gjysma e vendit është e terrorizuar nga çmimet?”, ka shkruar ai.