KQZ përmbyllë Zgjedhjet Lokale 2025, certifikon rezultatet zgjedhore të fundit të Kuvendit Komunal të Istogut
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025.
Në mbledhjen e mbajtur të enjtë, KQZ ka certifikuar rezultatin e fundit nga këto zgjedhje dhe që i takon Kuvendit Komunal të Istogut.
Më herët, më 21 nëntor 2025, KQZ kishte certifikuar rezultatet përfundimtare për 37 Kuvendet Komunale për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihej rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Istogut, pasi ende nuk ishte përmbyllur vendimmarrja lidhur me ankesën e një kandidati për anëtar të këtij Kuvendi Komunal.
Ndërkaq, rezultatet e zgjedhjeve për Kryetare të Komunave janë certifikuar në dy mbledhje të ndryshme.
Fillimisht, më 3 nëntor, KQZ ka certifikuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve për Kryetarë të 35 komunave, ndërkaq më 8 nëntor rezultatet e 3 komunave të tjera. Nga numri i përgjithshëm i komunave, në 20 prej tyre fituesit janë zgjedhur në raundin e parë, si: Deçan, Gllogoc, Kamenicë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Podujevë, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Ferizaj, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
E, rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, janë certifikuar më 27 nëntor dhe për këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

