75 Mall Live Search
16:58 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / Z S

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, fatkeqësisht ka humbur jetën.

Kështu kanë konfirmuar për Klankosova.tv, nga Spitali i Mitrovicës.

“Rreth orës 15:2 kemi pranuar një rast të sjellë nga Urgjenca e qytetit pa shenja jete. Janë marrë të gjitha masat e reanimimit edhe pas 40 minutave nuk është rikthyer në jetë. Vdekja është konstatuar në orën 16:30”, thonë nga spitali./Indeksonline/