Hysen Durmishi për urën mbi Ibër: “Kjo nuk është vetëm një urë për këmbësorë, është një vepër arti”
Ministri në detyrë, Hysen Durmishi, ka njoftuar se pas përfundimit të urës për automjete mbi lumin Ibër në Mitrovicë, projekti i urës së re për këmbësorë është në fazën finale.
“Kjo nuk është vetëm një urë për këmbësorë, është një vepër arti, një zgjidhje moderne hidraulike dhe një atraksion i ri mbi lumin Ibër”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Njoftimi i plotë i Durmishit:
Pas përfundimit të urës për automjete, jemi në fazën finale edhe me urën e re për këmbësorë. Hidroizolimi përfundon nesër, parmakët janë gati për montim dhe pllakat e granitit kanë mbërritur në vendpunishte. Brenda dy javësh, ura e re për këmbësorë do të jetë e hapur për qarkullim.
Kjo nuk është vetëm një urë për këmbësorë; është një vepër arti, një zgjidhje moderne hidraulike dhe një atraksion i ri mbi lumin Ibër. Përkushtimi ynë ka një qëllim të qartë: bashkimin./Indeksonline/

