75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / Z S

Bajqinovci për koalicionet: Pyetje një milionëshe, por besoj se VV do ta bëjë vetë qeverinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth mundësisë së koalicioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë çështje si “një pyetje një milion dollarëshe”.

“Ajo është pyetje një milion dollarëshe, shumë hipotetike, sepse ne duhet ta krijojmë qeverinë njëherë e pastaj të kalohet tek presidenti,” tha Bajqinovci.

I pyetur për vijat e kuqe të mundshme të VV-së, ai u shpreh se ende nuk ka një qëndrim zyrtar:

“Se a ka vija të kuqe? Nuk mund të flas tash për tash sepse nuk ka qëndrim, por një gjë e di: VV do ta krijojë qeverinë vet.”

Bajqinovci ka shprehur bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të dalë shumë më e fortë nga zgjedhjet e ardhshme

“Besoj që VV do të rangohet shumë lart në këto zgjedhje.”/Indeksonline/