75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 04 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Pa fitues mes Manchester United dhe West Ham United

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 14-të të Premierligës angleze, mes Manchester United dhe West Ham United.

Rezultati përfundimtar në ”Old Trafford” ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Djajtë e kuq kaluan të parët në epërsi, me golin e Diogo Dalot, në minutën e 58-të.

Por Soungoutou Magassa barazoi shifrat në minutën e 83-të dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas 14 xhirove, Manchester United ka grumbulluar 22 pikë dhe renditet në vendin e tetë, derisa West Ham është në pozitën e 18-të, me vetëm 12 pikë./IndeksOnline/