Lewandowski, Alaba e Rudiger drejt Arabisë Saudite!?
Futbolli arab vazhdon të hedhë sytë nga Evropa dhe duke vënë në shënjestër futbollistë të kampionatit spanjoll.
Mësohet se një funksionar i lartë i Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite ka shfaqur interesin për të sjellë në vend lojtarë të Barcelonës dhe Realit të Madridit.
Bëhet fjalë për Robert Lewandowskin, Antonio Rudiger dhe David Alaba për të cilët do të bëhet një tentative në merkaton e muajve të verës, duke fiksuar një kufi page 25-35 milionë euro.
Sipas portalit 365Scores, këto operacione janë pjesë e projektit Saudi Vision 2030. Për Robert Lewandowskin, kontrata e të cilit skadon në qershorin e vitit të ardhshëm ka shfaqur interesin e tij edhe Milani që as nuk mund t’iu afrohet shifrave të ofruara nga futbolli arab, por kuqeziinjtë mund të ofrojnë një skenar sportiv më tërheqës, sidomos nëse do të arrijë të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve.

