12 raste të dhunës në familje brenda një muaji në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje.
Vetëm gjatë muajit nëntor- 2025 janë raportuar gjithsej 12 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon
– 8 raste në Ferizaj
– 2 raste në Kaçanik
– 1 rast në Shtime
– 1 rast në Hani Elezit
Ndërsa gjatë muajit nëntor 2024, ishin të raportuara gjithsej 18 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon:
– 14 raste në Ferizaj
– 2 raste në Shtërpcë
– 1 rast në Kaçanik
– 1 rast në Hani Elezit
Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit nëntor 2025 ka shënuar zbritje për – 33.3 % , në krahasim me muajin nëntor të vitit 2024./Indeksonline/

