75 Mall Live Search
09:03 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / S Z

Arrestohet një burrë në Gjakovë, shpërndante në rrjetet sociale materiale të abuzimit seksual të fëmijeve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Gjakovë, për shkak se dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Gjatë kontrollit, si provë materiale është sekuestruar një telefon celular, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.

I dyshuari është intervistuar nga organet hetimore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje. Ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

“Gjakovë / 04.12.2025 – 12:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili përmes rrjeteve sociale dyshohet se ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një telefon celular. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.