75 Mall Live Search
09:15 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / KV

Arrestohet një person në afërsi të Drenasit, policia jep detaje

Është arrestuar një person në Poklek të Drenasit për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën, mashkull/kosovar.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12 e 30 minuta.

Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Me rastin po merret njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor, në Drenas.