75 Mall Live Search
10:19 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / H F

Lulzim Hetemi dorëzon mandatin: Kryetari i ri duhet t’i vazhdojë projektet, s’ka rrugë tjetër

Pas rreth tre vjetësh, Lista Serbe rikthehet në komunat në veri të vendit me udhëheqje.

Brenda pak minutash, kryetarët shqiptarë do t’i lirojnë zyrat, kjo pasi mandati i tyre përfundon sot.

Është kryetari i deritashëm i Leposaviqit, ai i cili sot do t’ia dorëzojë mandatin Zoran Todiqit.

Në një prononcim për IndeksOnline ai ka thënë se janë përgatitur për ceremoni dhe se gjithçka është gati.

“Ne jemi gati, kemi përgatitur gjithçka për kalimin e mandatit. Salla është gati dhe e pres këtu nëse don me ardh”, ka deklaruar ai.

Hetemi shprehet optimist se pasardhësi i tij do të vazhdojë projektet e nisura nga ai.

“Nuk diskutohet ai duhet të vazhdojë projektet që unë i kam nis, çka kanë me bo ata. Jam i bindur se nuk do t’i refuzojë projektet që ne kemi nisur, nuk besoj se do të lëshoj pe, në rastin tjetër janë institucionet e Kosovës”, theksoi ai.

“Nëse ai sot vjen në zyrë, unë ia tregoj se çfarë rekomandimesh kam për të. Ai duhet të vazhdojë punët që kam nisur s’ka rrugë tjetër”, ka shtuar ai.

Betimin si kryetar komune, përveç kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili u betua në objektin e komunës, tre kryetarët e tjerë, i Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit, nuk u betuan në objektet e komunave, por në shkolla dhe zyra të bashkësisë komunale./IndeksOnline/