75 Mall Live Search
11:13 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / Z S

Asamblisti vendos flamurin serb para vetes teksa pritet betimi i kryetarit të Mitrovicës Veriore

Seancat inauguruese në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës do të mbahen sot, duke filluar nga ora 11:00.

Këto seanca shënojnë fillimin e mandatit të kryetarëve të rinj në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.

E tashmë simbolet dhe flamuri i Kosovës janë vendosur në sallën e Kuvendit komunal në Mitrovicën e Veriut ku pritet që të marrë pushtetin kryetari i ri nga Lista Serbe Millan Radojeviq

Mirëpo një asamblist i Komunës së Mitrovicës Veriore para vetes ka vendosur flamurin serb.