75 Mall Live Search
11:16 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / G T

Eric Garcia vazhdon kontratën me Barcelonën

Skuadra e Barcelonës ka bërë të ditur vazhdimin e kontratës me mbrojtësin, Eric Garcia.

Garcia ka vazhduar deri në vitin 2031 me klubin katalunas, shkruan Indeksonline

24-vjeçari ishte pjesë e akademisë së klubit katalunas, por më pas ishte larguar drejt Manchester Cityt.

Në vitin 2021, Garcia – u largua nga “Etihad”-i dhe u transferua me parametra zero drejt Barcelonës.

Ai është duke kaluar formë të mirë me trajnerin Hansi Flick. Madje në këtë sezon ka luajtur në të gjitha ndeshjet (15) në La Liga – duke shënuar një gol dhe duke bërë një asist./Indeksonline/

Image