PDK-ja në Prizren me tetë kandidatë, këta janë emrat
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, po hyn në garën zgjedhore me një listë prej tetë kandidatësh për deputetë, duke synuar përfaqësim të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.
Kandidatët e prezantuar paraqesin një kombinim përvojash politike e profesionale.
Listën e udhëheqin emra të njohur për publikun prizrenas, ndër ta ish- ministri Kujtim Gashi, Luljeta Veseli- Gutaj e ish-deputeti Nait Hasani.
Në listë përfshihen edhe Remize Sinanaj- Shala, Xhemshit Krasniqi, Adem Morina, Fetah Paqarizi dhe Jona Hoxhaj./Indeksonline/

