75 Mall Live Search
16:33 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / F.R

Pesë dronë fluturuan mbi bazën bërthamore franceze, ushtria hapi zjarr

Pesë dronë fluturuan mbi bazën detare Ile Longue, një vendndodhje kyçe për mbrojtjen bërthamore të Francës pranë Brest, mbrëmë.

Personeli i Marinës i caktuar për të siguruar bazën qëlloi disa herë për të kapur dronët dhe një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se kush qëndron pas incidentit, raportoi e përditshmja franceze Le Parisien.

Dronët u panë rreth orës 19:30 të së enjtes, pas së cilës sistemi anti-dronë u aktivizua menjëherë.

Një zëdhënës i Prefektit Detar të Atlantikut, kapiteni i fregatës Guillaume Le Rasle, tha se këto ishin modele të vogla, “të paarmatosura” “jashtë kontekstit ushtarak”.

Ai shpjegoi gjithashtu se “infrastruktura e ndjeshme e bazës nuk ishte kompromentuar” dhe se ata që ishin përgjegjës ndoshta “kishin ndërmend të shqetësonin popullsinë”.