75 Mall Live Search
17:22 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 16- të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi, Drita të shtunen do të luaj në udhëtim ndaj Dukagjinit.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Eridon Podvorica.

Lideri aktual i tabelës, Ballkani do të jetë nikoqire e Prishtinës së Re.

Gjyqtari Erdall Zasella do të jetë ai i cili do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

Tështunen zhvillohet edhe ndeshja mes Malishevës dhe Drenicës.

Kjo përballje do të gjykohet nga Visar Kastrati.

Genc Nuza do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Prishtina – Ferizaji, derisa Egzon Dakaj do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes Gjilani – Llapi, ndeshje që zhvillohen ditën e diel./IndeksOnline/