Suedia ndërpret ndihmën për vendet më të varfra, paratë do të shkojnë për Ukrainën
Qeveria suedeze ka njoftuar se Suedia do të shkurtojë ndihmën për zhvillim për pesë vende në vitet e ardhshme dhe do t’i përdorë këto para për të rritur mbështetjen e saj për Ukrainën.
Vendi skandinav planifikon të ndërpresë gradualisht ndihmën për Zimbabvenë, Tanzaninë, Mozambikun, Liberinë dhe Bolivinë, tha Ministri i Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Tregtisë së Jashtme, Benjamin Dousa.
“Ukraina është përparësia më e rëndësishme e politikës së jashtme dhe zhvillimit të Suedisë, dhe për këtë arsye qeveria planifikon të rrisë ndihmën për Ukrainën në të paktën 10 miliardë korona (910 milionë euro) në vitin 2026”, tha Dousa.
Nuk ka shtypshkronja sekrete për të shtypur para për qëllime zhvillimi, dhe paratë duhet të vijnë nga diku”.
Suedia ka shkurtuar tashmë ndihmën për më shumë se 10 vende që kur qeveria aktuale mori pushtetin në vitin 2022, përfshirë Burkina Fason dhe Malin.

