Shqipëria mëson kundërshtarët e mundshëm për grupet e Kupës së Botës
Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për grupet e Kampionatit Botëror 2026, në rast kualifikimi.
“Kuqezinjtë” në muajin mars do të luajnë ndaj Polonisë në play-off, derisa në rast të kalimit tutje, përballet me fituesin e ndeshjes Ukraina – Suedia, shkruan IndeksOnline.
Nëse Shqipëria fiton edhe ndeshjen e dytë, do të shkruaj historinë, ku për herë të parë do të luaj në një Kampionat Botëror.
Në hedhjen e shortit, në rast kualifikimi, Shqipëria do të jetë pjesë e Grupit F, bashkë me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë./IndeksOnline/


