75 Mall Live Search
20:33 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / MSH

Zyrtare: Netflix njofton datën e publikimit të filmit “Peaky Blinders”

Gjiganti kinematografik, Netflix, zyrtarisht ka njoftuar datën e publikimit të filmit “Peaky Blinders”.

Filmi, bazuar në serialin ikonik, do të sjellë sërish në qendër të vëmendjes kryepersonazhi, Tom Shelby, shkruan IndeksOnline.

Sipas Netflix-it, filmi do të jetë i disponueshëm në disa kinema në mars të vitit të ardhshëm.

“Gangsteri legjendar romë Tommy Shelby rikthehet në Peaky Blinders: The Immortal Man. Në kinema të zgjedhura më 6 mars dhe në Netflix më 20 mars 2026” thuhet në njoftim./IndeksOnline/