Prishtina 01 përfundon aventurën në garat evropiane, pëson humbje të thellë FC Riga
Prishtina 01 ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve të futsallit.
Kampioni i Kosovës pësoi humbje të thellë në ndeshjen kthyese ndaj FC Riga me rezultat 8-1, në Letoni.
Golin e vetëm pës Prishtinën 01 e shënoi Shefki Kameri.
Takimi i parë i zhvilluar në kryeqytet ishte mbyllur 3-3, duke e mbajtur gjithçka të hapur deri në ndeshjen e kthimit.
Megjithatë, FC Prishtina 01 edhe këtë vit futet në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë, një arritje e madhe që tregon rritjen e vazhdueshme të klubit dhe nivelin gjithnjë e më të lartë të futsallit në vendin tonë./IndeksOnline/

