75 Mall Live Search
10:13 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / F.R

Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, sot feston ditëlindjen e tij të 65-të.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi emocional të djalit të tij, Korab Shaqiri, i cili ka ndarë një mesazh të veçantë.

Në dedikimin e publikuar, Korabi shprehet se edhe pse babai ka hyrë në moshën e pensionit, ai mbetet një figurë që nuk plaket kurrë, pasi e ka ndriçuar artin shqiptar me zërin dhe këngët e tij të paharrueshme, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen e 65-të, babë i dashur, Ilir Shaqiri.
Edhe pse sot jam larg, zemra ime rri gjithmonë pranë teje, pranë zërit tënd që më rriti, këngëve të tua që u bënë histori, e shpirtit tënd që nuk njeh lodhje. Ti je nga ata burra që nuk plaken kurrë, sepse jetojnë në ndriçimin e artit, në thirrjen e misionit, në amanetin e këngës. Dhe vërtet, nuk ka pensionim për artistin, jo për një artist si ti, që ka vënë dritë e krenari në çdo shtëpi shqiptare”, ka shkruar Korabi.

Mes tjerash, ai falënderon babanë për sakrificat, këshillat dhe shembullin që i ka dhënë gjatë gjithë jetës, duke theksuar se kontributi i artistit do të mbetet i pavdekshëm në çdo shtëpi shqiptare./IndeksOnline/