75 Mall Live Search
10:15 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / F.R

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

Një i mitur është raportuar i zhdukur nga nëna e tij në Prizren

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor në rrugën “Xhavit Bajraktari” të këtij qyteti.

“Rr. Xhavit Bajraktari, Prizren  21.11.2025 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin policor.

Organet e rendit janë duke e hetuar rastin në fjalë.