Vdekja e 45-vjeçarit në QKUK, deklarohet prokuroria
Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen e Meriton Ramadanit, i cili vdiq në mëngjesin e djeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizimin që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokurori i shtetit, së bashku me institucionet e tjera relevante, janë duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore. Për çdo informacion të ri, do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

