75 Mall Live Search
17:22 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / MSH1

Policia ndalon serbin që po kontrabandonte mall në drejtim të Kamenicës

Njësitë Patrulluese në Muqivercë, në bazë të informacioneve të siguruara paraprakisht, mbrëmë ndërmorën një aksion që për qëllim kishte parandalimin e kontrabandës nga territori i Serbisë drejt fshatit Hodonovc të Kamenicës.

IndeksOnline raporton se ky aksion rezultoi me identifikimin dhe ndalimin e një mjeti të dyshimtë, që po transportonte mall të kontrabanduar.

Burime të IndeksOnline pohojnë se automjeti i ndaluar ishte i tipit Jeep Cherokee, me targa të Serbisë, i drejtuar nga personi i dyshuar I.M.

Mësohet se, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, u gjetën mallra të dyshuara me origjinë nga Serbia, përfshirë rreth 300 kg mish të ngrirë, sasi të konsiderueshme birrash, shumëllojshmëri çokollatash, thasë me vanillë, si dhe produkte të ndryshme kafeje.

Të gjitha këto mallra të dyshuara ishin pa dokumentacion të rregullt doganor dhe të futur në mënyrë ilegale në Kosovë.

Njësitet relevante nisen menjëherë hetimin e rastit, teksa malli u sekuestrua.