Kjo është e dashura e re e Butrint Imerit?! (Foto)
Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale, duke ndezur menjëherë thashethemet për një romancë të mundshme, shkruan IndeksOnline.
Në një video të shkurtër të publikuar nga makina e tij luksoze, Butrinti shihet i shoqëruar nga një vajzë, e cila duket të jetë pranë tij.
Edhe pse ai ka shmangur zbulimin e fytyrës së saj, artisti ka lënë të duket një pjesë e fizikut të vajzës, duke shtuar kureshtjen tek ndjekësit.
Momentalisht, Butrinti nuk ka dhënë ndonjë konfirmim rreth lidhjes së mundshme, por postimi i tij ka mjaftuar që rrjetet sociale të nisin spekulimet për të dashurën e re.


