75 Mall Live Search
20:59 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / G T

Na duhet me u çu herët! Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës në rast të kualifikimit në Kupën e Botës 2026

Dje në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është hedhur shorti për Kupën e Botës 2026.

Në këtë short bëri pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës, por kjo e fundit ka punë për të bërë deri në kualifikimin final në Botërorin e vitit të ardhshëm, shkruan Indeksonline

Në rast se Kosova shkon tutje, do të luajë në të njëjtin grup me Australinë, Paraguain dhe SHBA-n.

Për këto tri ndeshje të mundshme, është zbuluar orari zyrtar.

Pra Kosova (nëse shkon tutje) do të luajë ndeshjen e parë me Australinë më 13 qershor nga ora 6:00 e mëngjesit, në stadiumin “BC Place” Vancouver.

Ndaj, Praguait më 19 qershor nga ora 6:00 e mëngjesit, në stadiumin “Levi’s” në Santa Clara.

Dhe ndaj SHBA-së më 26 qershor nga ora 4:00 e mëngjesit, në stadiumin “So-Fi” në Inglewood.

Kujtojmë që për të shkuar në Botëror, Kosova duhet të fitoj në dy ndeshjet e muajit mars. Fillimisht ndaj Sllovakisë dhe më pas me fituesin e ndeshjes, Rumani – Turqi./Indeksonline/