75 Mall Live Search
14:56 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / L A

I pafat “Toki”, ndalet nga Ferizaji në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar ndeshja e Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Ferizajit.

“Bardhekaltrit”, nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 në “Fadil Vokrri”.

Golat e ndeshjes i realizoi Mario Ilievski për Prishtinën si dhe Jakup Berisha për mysafirët.

Prishtina, ngjitet në pozitën e 2-të në tabelë ku ka gjithsej 27 pikë, ndërsa Ferizaji në pozitën e parafundit në tabelë me 16 pikë./IndeksOnline/