Një grua gjendet e vdekur në Klinë
Një person pa shenja jete është gjetur sot në fshatin Grabanicë të Klinës.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së lumit Bistrica.
Në lidhje me këtë rast, nuk dihen shumë informacione e as viktima nuk është identifikuar ende, njofton Klankosova.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë me njësitet relevante, prokurori, si dhe ekipi mjekësor.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet si “Vdekje e dyshimtë”.

