NISMA publikon listën e deputetëve në garën e 28 dhjetorit
Fatmir Limaj ka publikuar listën zyrtare të 110 kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Me numrin 122, Limaj thotë se kjo është lista me të cilën shkojnë bashkë drejt fitores.
“Lista e kandidatëve për deputetë të Nismës, bashkë drejt fitores!” shkroi ai.

Më herët gjatë ditës, Limaj tha se, pavarësisht bisedimeve që janë zhvilluar deri në minutat e fundit, marrëveshja për bashkim nuk është arritur dhe se Nisma do të garojë e vetme në zgjedhje me listën prej 110 burrash dhe grash.
Megjithatë, ai paralajmëroi se ideja e bashkimit nuk ka përfunduar me këtë proces zgjedhor, duke thënë se rruga drejt bashkimit është e vështirë, por do të vazhdojë.
“Individi nuk e ndal bashkimin. Ai bashkim do të vijë. Ka mundur të vijë sonte… në Prishtinë nuk ndodhi. Ne do të kthehemi te baza dhe do të vazhdojmë të punojmë,” deklaroi Limaj.
Kujtojmë se më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.

