“Golden Globes 2026”, garë e nxehtë për çmimet në Hollywood
Çmimet “Golden Globes 2026” do të zhvillohen pas një muaji, (11 janar) por tani duhet të shpallen të nominuarit.
Ylli i Him, Marlon Wayans , dhe ylli i Matlock, Skye P Marshall, do të shpallin të nominuarit këtë vit, transmeton Indeksonline.
Çmimet “Golden Globes” do të festojnë më të mirët dhe do të shohin rikthimin e prezantueses Nikki Glaser.
Këtë vit, “Globes…” kanë shtuar një kategori të re podkastesh, dhe podkastet e pranueshme që mund të nominohen u zbuluan më parë.
Ndër artistet që do të marrin nderime në këtë shfaqje janë Helen Mirren , e cila do të marrë çmimin Cecil B Demille dhe Sarah Jessica Parker që do të marrë çmimin Carol Burnett./Indeksonline/

