Arrestohet në Morinë dileri kosovar, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
Shërbimet e policisë kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP-së Kukës kanë arrestuar një kosovar që ishte në kërkim ndërkombëtar.
Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë ishte në kërkim nga Finlanda pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë./Indeksonline/

