75 Mall Live Search
13:17 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / Z S

Haradinaj pret në një takim një delegacion të veteranëve nga Kumanova: Aleanca, krah veteranëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim një delegacion të veteranëve nga Lufta e Kumanovës.

Sipas Haradinajt çdo fjalë e tyre, çdo kujtim, mbanë peshën e historisë dhe krenarisë sonë të përbashkët.

Postimi i plotë :

Kumanova, krah nesh!

Themelet e lirisë janë vendosur nëpër beteja të rëndësishme dhe përgjatë historisë. Sot pata nderin të jem pranë veteranëve të Luftës së Kumanovës, njerëz që me guximin dhe sakrificën e tyre vazhduan ndertimin  e rrugës  se lirisë.

Çdo fjalë e tyre, çdo kujtim, mbanë peshën e historisë dhe krenarisë sonë të përbashkët.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Dardan Krasniqi, kandidat për deputet në këto zgjedhje, i cili me respekt dhe mirënjohje dëgjoi zërin e atyre që kanë dhënë kaq shumë.

Aleanca, krah veteranëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!/Indeksonline/