75 Mall Live Search
13:47 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / AR

Al Pacino fotografohet me unazë në gisht, nxit thashetheme për martesë

A është martuar fshehurazi Al Pacino?

Kjo është pyetja që ka qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit, pasi aktori i famshëm 85-vjeçar u fotografua me një unazë ari në gisht, transmeton Indeksonline.

Pacino, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për dekada të tëra, gjithmonë e ka intriguar publikun me jetën dashurore.

Fotot e fundit nga eventi i mbajtur, më 4 dhjetor kanë ringjallur spekulimet.

Fotot u bënë në një festë në nder të filmit One Battle After Another, vepra e re nga regjisori Paul Thomas Anderson me protagonist Leonardo DiCaprio.

Pacino ishte midis të ftuarve dhe vëmendje mori nga një detaj në dorën e tij që dukej si një unazë martese. Megjithatë, për t’u dhënë fund të gjitha thashethemeve, përfaqësuesi i aktorit foli, duke i thënë shkurt revistës “People”: “Al Pacino nuk është i martuar”./Indeksonline/