75 Mall Live Search
16:04 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / F.R

Merz në Ukrainë: Jam skeptik ndaj disa detajeve që vijnë nga pala amerikane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pati bisedime sot me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku biseduan mbi planin e fundit te paqes në Ukrainë.

Para përfundimit të takimit, folën të gjithë udhëheqësit, ku Macron përmendi sanksionet e ShBA-së ndaj Rusisë.

“Mendoj se kemi shumë letra në duar.” Ekonomia ruse po fillon të vuajë, veçanërisht pas sanksioneve tona të fundit dhe sanksioneve të SHBA-së.”

Në fund, Merz u shpreh skeptik për situatën, raporton BBC.

“Jam skeptik ndaj disa detajeve që po shohim në dokumentet që vijnë nga pala amerikane – por duhet të flasim për këtë.”