75 Mall Live Search
17:29 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / F.R

Nesër varroset 47-vjeçarja që u gjet e vdekur në Grabanicë të Klinës

Gruaja që u gjet e vdekur në Grabanicë të Klinës do të varroset nesër.

Trupi i pajetë i Hanumshahe Miftarit u gjet dje në lumin e fshatin Grabanicë të Klinës.

Të shtunën, bashkëshorti i saj e kishte raportuar zhdukjen e saj në Polici.

Për varrimin ka njoftuar familja e 47-vjeçares, shkruajnë mediat lokale.

Varrimi do të bëhet në fshatin Brovinë të Gjakovës.