75 Mall Live Search
18:12 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / F.R

Presidenti i Hungarisë realizon vizitën e parë në Kosovë, Osmani i kërkon mbështetje për heqjen e masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një vizitë të parë zyrtare në vend Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Zsuzsanna Nagy.

Përmes një postimi në facebook Osmani ka bërë të ditur se ka theksuar se Kosova synon forcimin e bashkëpunimit me Hungarinë në të gjitha fushat dhe se i ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese, shkruan IndeksOnline.

Në takimin bilateral, ajo vlerësoi rolin e Hungarisë në raport me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së Budapestit për heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të rritet në çdo drejtim.

Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian”, ka shkruar Osmani./IndeksOnline/