75 Mall Live Search
18:17 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / F.R

Aksident mes dy veturave në Leshan të Pejës, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Leshan të Pejës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, ku bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.

Gashi njoftoj se njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime më të rënda.

“Sipas informacioneve, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e aksidenteve që e hetojnë rastin”, deklaroi Gashi.