75 Mall Live Search
09:29 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / P M

Zelensky mbërrin në Romë – do të takohet me Papën dhe Melonin

Volodymyr Zelensky po thur një rrjetë evropian pasi Trump e konsideroi qasjen e tij ndaj negociatave të paqes “zhgënjyese”.

Giorgia Meloni është gati të përsërisë mbështetjen e saj për Kievin këtë pasdite gjatë takimit dypalësh me Zelenskyn të planifikuar në Palazzo Chigi, shkruan ANSA, transmeton KosovaPressi.

Por dita e presidentit ukrainas në Romë do të fillojë me një plan të njoftuar vetëm mbrëmë: ai do të takohet me Papa Leon në Castel Gandolfo. Takimi është planifikuar në Villa Barberini në orën 9:30 të mëngjesit.

Dje, Zelensky u prit në Bruksel nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në Londër, ai u takua me Starmerin, Macronin dhe Merzin.