Bajrami: Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300%
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e pagës minimale.
Sipas Bajrmit, Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300% ndërsa tash po ua rrit pagat.
Po ashtu ajo ka publikuar edhe pikat e programit të LDK-së për sektorin privat
Postimi i plotë:
Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300 %, ua rriti tatimin në pronë dhe tani u thotë: ”Pasi unë jua rrita këto kosto, vendosa që ju t’ua rritni pagat punëtorëve”.
Bizneset detyrohen ta paguajnë energjinë 300% më shtrenjtë dhe tatimin në pronë më të lartë, por kur vjen puna te pagat, situata është krejt ndryshe.
A ju kujtohet para një viti greva në oborr të Kuvendit, e grave që punonin për një kompani private që mirëmbante ndërtesën e Kuvendit?
Ato gra kërkonin pagën minimale të caktuar nga Kurti në atë kohë – 350 euro.
Mbajtën grevë më shumë se dy muaj në oborr të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, dhe sot shumica e tyre janë pa punë.
Edhe ato sot e lexojnë statusin e Albin Kurtit për pagën minimale dhe ato kanë të drejtë vote me 28 dhjetor.
…………
Programi i LDK-së për sektorin privat ofron:
Energji të përballueshme dhe stabile
Reforma fiskale
Ambient të mirë për bizneset
Siguri juridike
Infrastrukturë dhe institucione shtetërore funksionale që ofrojnë shërbime pa vonesa dhe në mënyrë transparente
5 miliardë euro investime kapital

