75 Mall Live Search
17:10 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / b l

Vuçiq: Do t’i kërkojë BE-së që të na pranojnë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, ka thënë se do t’i kërkojë BE-së që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE bashkërisht.

Këtë deklaratë e kanë dhënë nga zyra e Vuçiq, para udhëtimit të presidentit serb pë rnë Bruksel ku të mërkurën do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Presidentja e KE, Ursula von Der Leyen bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Nëse pranoni një, dy, ose tre prej nesh, çfarë do të bëjmë me pjesën tjetër? Si do ta trajtojmë këtë? Si do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura?”, ka thënë Vuçiq në një panel të titulluar “Konkurrueshmëria Evropiane në një Mjedis të Fragmentuar Gjeopolitik”, të mbajtur në Forumin Beltalks të organizuar nga Globsec.

Ai shtoi se bëhet fjalë për të ardhmen e rajonit, por edhe për të ardhmen e Evropës.

“Nëse dikush dëshiron të kuptojë gjeopolitikën, kjo është e vetmja gjë që BE-ja mund të bëjë: të na mirëpresë të gjithëve së bashku, pa kufij midis nesh. Serbët do të ndihen më mirë, boshnjakët do të ndihen më mirë, shqiptarët do të ndihen më mirë, kroatët do të jenë mirë, shpresoj. Dhe unë shoh vetëm gjëra të mira si emërues të përbashkët të kësaj ideje. Kjo ishte ideja ime dhe do t’ia them hapur këtë nesër si Antoni Costa-s ashtu edhe Ursula von der Leyen-it”, tha Vuçiç.