Hajdar Sutaj zgjedhet kryetar i Kuvendit Komunal të Deçanit
Sot në Deçan u mbajt mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës, në të cilën u bë betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës.
Në mbledhje u betua edhe kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, duke shënuar fillimin e një mandati të ri institucional dhe përgjegjësie publike.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes u zgjodh kryesuesi i Kuvendit, Hajdar Sutaj, i cili do të udhëheqë punimet e Kuvendit në këtë mandat.

