Memli Krasniqi fton shqiptarët në protestën e Shkupit në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë
Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë shqiptarët për pjesëmarrje masive në protestën e cila do të mbahet më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup në mbrojtje të krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Pas Prishtinës dhe Tiranës, këtë të shtunë, jehona për drejtësi e shqiptarëve do të ngrihet fuqishëm edhe në Shkup. Më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu”, bashkohen zërat nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejt të UÇK-së. Një protestë gjithëkombëtare, një kauzë e përbashkët. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.

